Milani mund ta shesë Leoan për 70 milionë euro

  • A.P /
  • 28 April 2022 - 15:34
Milani mund ta shesë Leoan për 70 milionë euro

Milani është i gatshëm ta shesë Rafael Leaon nëse merr ndonjë ofertë serioze gjatë verës që vjen.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”

Sulmuesi portugez po shfaq formë të jashtëzakonshme dhe është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane.

“Rossoneri” janë të vetëdijshëm për këtë dhe ia kanë vënë çmimin sulmuesit.

Gjithnjë sipas mediumit italian, Kuqezinjtë i kërkojnë 70 milionë euro për futbollistin, i cili ka kontratë me gjigantin italian deri në vitin 2024.

Leao po e kërkon një rrogë të re prej 4,5 milionë eurosh në vit, ndërsa Milani nuk pajtohet me këtë kërkesë.

Nëse nuk vazhdohet kontrata, klubi italian është i gatshëm ta shesë lojtarin në afatin kalimtar të verës nëse arrin ndonjë ofertë e kënaqshme për të.

(Kosova Sot Online)