Tabela pas javës së 31-të, Ballkani nis festën

  • A.P /
  • 28 April 2022 - 17:38
Tabela pas javës së 31-të, Ballkani nis festën

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll

Me fitoren 3:2 ndaj Dritës, tani Ballkani është vetëm një pikë larg titullit të kampionit.

Suharekasit gjenden në vendin e parë me 69 pikë, 14 më pak se Drita e Gjilani që zënë pozitat dy dhe tre

Llapi është i pozicionuar në vendin e katërt me 53 pikë, i ndjekur nga Prishtina 42 dhe Dukagjini e Drenica me 39.

Malisheva tani gjendet e teta në zonën e barazhit dhe ka 37 pikë, kurse e parafundit është Ulpiana me 24 gjithsej.

Krejt në fund gjendet Feronikeli me 12 pikë dhe të cilët edhe matematikisht kanë humbur gjasat për mbijetesë. 

Image

(Kosova Sot Online)