Zyrtare: Klopp zgjat kontratën me Liverpoolin

  • A.P /
  • 28 April 2022 - 18:17
Zyrtare: Klopp zgjat kontratën me Liverpoolin

Jurgen Klopp ka nënshkruar një rinovim të kontratës me Liverpoolin që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2026

Klopp dhe stafi i tij më i afërt tashmë ishin në kontratë deri në vitin 2024 dhe tani ata kanë nënshkruar rinovimin për dy vite më shumë

Lajmi tashmë është bërë i ditur nga vet klubi anglez në profilin e tyre në Twitter.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se Jürgen Klopp ka nënshkruar një kontratë të re për të zgjatur angazhimin e tij me klubin”, thuhej ndër tjerash në njoftim.

(Kosova Sot Online)