Tifozi i Ballkanit e përcolli ndeshjen nga kulmi i një shtëpie

  • A.P /
  • 28 April 2022 - 18:44
Tifozi i Ballkanit e përcolli ndeshjen nga kulmi i një shtëpie

Ballkani ka shënuar fitore 3:2 ndaj ekipit gjilanas, Drita, në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit ishin në epërsi të dyfishtë përmes autogolit të Ilir Blakçorit dhe golit të Gripshit. Por, 10 minutat e fundit ishin të zjarrtë. Fillimisht Almir Kryeziu realizoi në minutën e 78-të, para se Ardit Tahiri ta barazonte rezultatin në minutën e 89-të.

Krejt në sekondat e fundit, Ermal Krasniqi riktheu epërsinë e vendasve. Kështu, Ballkani tani shkon në kuotën e 69 pikëve në vendin e parë, 14 më shumë se Drita dhe Gjilani

Diçka çka u vërejt nga kjo ndeshje ishte një tifoz në kulmin e një shtëpie duke e përcjellur ndeshjen derbi.

(Kosova Sot Online)