Ermal Krasniqi për herë të tretë “Ylli i Javës”

  • S.A /
  • 29 April 2022 - 10:01
Ermal Krasniqi për herë të tretë “Ylli i Javës”

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll është shpallur ylli i FC Ballkanit, Ermal Krasniqi.

Për 24-vjeçarin e portokallezinjve nga Suhareka, kjo është hera e tretë brenda këtij edicioni që e fiton këtë çmim, por hera e parë në stinorin pranveror.

Ai ishte shpallur më i miri edhe në xhiron e 2-të dhe në xhiron e 11-të. Krasniqi ishte ndër lojtarët më të mirë të këtij edicioni dhe një paraqitje mbresëlënëse e pati edhe në ndeshjen e javës së 31-të në fitoren kundër Dritës, me rezultat 3:2.

Ai ishte kreator i golit të parë si dhe realizator i golit të tretë, në minutat shtesë, duke qenë përcaktues në arkëtimin e tre pikëve të reja, të cilat e kanë afruar Ballkanin te titulli i parë i kampionit. 

(Kosova Sot Online )