Shumë vështirë për Distrian në çerekfinale, përballet me nënkampionen olimpike

  • G.G /
  • 29 April 2022 - 12:03
Shumë vështirë për Distrian në çerekfinale, përballet me nënkampionen olimpike

Distria Krasniqi ka arritur që të kualifikohet në çerekfinalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Ajo në raundin e dytë triumfoi me IPPON ndaj xhudistes nga Bullgaria, Gabriela Dimitrova.

Tani, në çerekfinale, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Franca, Amandine Buchard.

Buchard është kundërshtari më i vështirë i Distrias sot, ndërsa do të përballet pas pak me të.

Buchard arriti të fitonte medaljen e argjendtë në Olimpiadën e vitit të kaluar, duke u mposhtur në finale nga japonezja, Abe.

Fituesja e këtij takimi kalon në gjysmëfinale, kurse humbësja vazhdon garimin për medaljen e bronztë përmes repesazhit. 

(Kosova Sot Online)