Edhe Flaka Loxha ndalet në çerekfinale të Evropianit, e kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit
Flaka Loxha është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos.
Garuesja kosovare në fakt në këtë fazë u mposht nga gjermania Pauline Starke, e cila fitoi me Ippon.
Por, gara për Loxhën nuk merr fund këtu pasi ajo do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.
Paraprakisht, Flaka i kishte fituar dy meçe në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo në rrethin e parë e kishte mundur bullgaren Snezhana Gramatikova.
E në atë të dytë kishte triumfuar ndaj polakes Julia Kowalczyk.
Loxha po udhëhiqet nga trajnerja e re, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.
Edhe kampionia tjetër olimpike, Distria Krasniqi u ndal në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
(Kosova Sot Online)