Rangnick e merr në dorë zyrtarisht Kombëtaren e Austrisë

  • G.G /
  • 29 April 2022 - 13:31
Rangnick e merr në dorë zyrtarisht Kombëtaren e Austrisë

Ralf Rangnick është emëruar selektor i ri i Austrisë.

Trajneri aktual i përkohshëm i Manchester United do t’i drejtojë austriakët deri në vitin 2024.

Sidoqoftë, ai nuk do të largohet nga “Djajtë e Kuq”, ku do të marrë pozitë tjetër në klub, njofton gazetari sportiv italian Fabrizio Romano.

“Do ta marr në dorë ekipin kombëtar të Austrisë në fund të këtij sezoni, por do të vazhdoj të jem këshilltar në Manchester United. Mezi pres ta ndihmoj Unitedin të bëhet një fuqi e vërtet përsëri”, ka thënë trajneri gjerman, të cilit nuk i ecën mirë punët si trajner në “Old Trafford” pasi Cristiano Ronaldo me shokë do të mbesin jashtë Championsit për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka konfirmuar edhe gjiganti anglez përmes llogarisë zyrtare në rrjetet sociale.

“Rangnick ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Austrinë. Ai do ta kombinojë punën me rolin e tij të këshilltarit në Old Trafford ashtu siç ishte planifikuar, pasi Erik ten Hag u zyrtarizua si trajner i ri i United javën e kaluar”, ka njoftuar Manchester United.

Rangnick ndërkohë synon ta kualifikojë Austrinë në Euro 2024. 

(Kosova Sot Online)