Flaka Loxha mbetet pa medalje në Evropian

  • G.G /
  • 29 April 2022 - 13:58
Flaka Loxha mbetet pa medalje në Evropian

Flaka Loxha nuk ka arritur të fitojë medalje në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Garuesja kosovare nuk arriti ta shfrytëzojë mundësinë e dytë për medalje, e cila iu dha përmes repesazhit.

Loxha u mposht me Wazari nga garuesja çeke, Vera Zemanova, e cila iu shpëtoi në fund dy gabimeve që i kishte bërë (kartonëve të verdhë)

Flaka në përgjithësi i fitoi dy meçe dhe i humbi dy të tjerë në këtë kompeticion, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo e nisi mjaft mirë Evropianin duke e mundur fillimisht bullgaren Snezhana Framatikova.

E në rrethin e dytë e eliminoi polaken Julia Kowalczyk.

Por, fatkeqësisht u ndal nga gjermania Pauline Starke në çerekfinale.

E në fund nuk ia doli ta fitonte as medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Ndërkohë, Distria Krasniqi e shfrytëzoi mundësinë e repesazhit dhe është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë të Evropianit. 

(Kosova Sot Online)