Ancelotti: Pochettino ka thënë se Mbappe do të mbetet 100% në PSG?

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 15:40
Ancelotti: Pochettino ka thënë se Mbappe do të mbetet 100% në PSG?

Carlo Ancelotti u është përgjigjur deklaratave të Mauricio Pochettinos rreth së ardhmes së Kylian Mbappes.

Trajneri argjentinas, në fakt, gjatë konferencës për shtyp i kishte siguruar gazetarët për qëndrimin në Paris Saint-Germain të super-yllit, Kylian Mbappe.

E trajneri italian i është përgjigjur me buzëqeshje ish-trajnerit të Tottenhamit

“Pochettino ka thënë se Mbappe do të mbetet 100 për qind në Paris Saint-Germain? E po, ndonjëherë trajnerët nuk mund ta thonë krejt të vërtetën në konferencë për shtyp”, ka thënë Ancelotti duke buzëqeshur.

Kështu, ish-trajneri i Parmës, Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut dhe Evertonit në njëfarë mënyre e ka afruar edhe më shumë kampionin e botës me Francën në “Santiago Bernabeu”.

Mbappe është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me klubin parisien dhe ai dëshiron të largohet nga “Parku i Princave”.

PSG-ja po mundohet ta bind të qëndrojë në Paris, por dëshirë e madhe e lojtarit është të transferohet në kryeqytetin spanjoll. 

(Kosova Sot Online)