“SIUU” e Ronaldos kopjohet edhe nga futbollistët e akademisë së Barcelonës

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 18:00
“SIUU” e Ronaldos kopjohet edhe nga futbollistët e akademisë së Barcelonës

Padyshim se Cristiano Ronaldo është njëri prej futbollistëve më të mirë në histori.

Portugezi është i njohur edhe për festimin e tij “SIUU”, i cili shpeshherë është kopjuar edhe nga të tjerët.

Festimi i tij së fundi është kopjuar edhe nga futbollistët e Barcelonës dhe kjo ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi dihet se Ronaldo para disa viteve ishte ndoshta edhe futbollisti më i urryer nga katalunasit.

Njëri nga futbollistët e akademisë së klubit të Barcelonë, Fermin Lopez, së fundi është parë duke e festuar golin e tij në mënyrën e ish-sulmuesit të Real Madridit, tash të Manchester Unitedit.

Video tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, teksa po merr edhe komente të ndryshme.

(Kosova Sot Online)