Katër klubet e mëdha angleze pas Dybalas, raportohet se kanë kontaktuar agjentin e lojtarit

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 18:16
Katër klubet e mëdha angleze pas Dybalas, raportohet se kanë kontaktuar agjentin e lojtarit

Arsenal, Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Newcastle United raportohet se janë në garë për transferimin e Paulo Dybalas.

Argjentinasi do të largohet si lojtar i lirë nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verë, pasi edhe kontrata e tij skadon më 30 qershor

Mundësia për të nënshkruar me të si lojtar të lirë ka zgjuar një interesim të madh nga klubet angleze.

“ESPN” ka raportuar se të katër e klubet e lartpërmendura kanë kontaktuar agjentin e Dybalas për të diskutuar rreth një nënshkrimi të mundshëm me ish-futbollistin e Palermos.

Për 28-vjeçarin thuhet se interesim kanë shfaqur edhe disa klube nga Italia dhe Spanja.

(Kosova Sot Online)