Tifozët e Feyenoordit dhe ata të Marseillet “e kallën flakë” stadiumin

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 18:51
Tifozët e Feyenoordit dhe ata të Marseillet “e kallën flakë” stadiumin

Tifozët janë pjesë e rëndësishme e një ndeshjeje futbolli.

Ata madje shpesh konsiderohen si lojtari i 12-të në fushë.

E ishin pikërisht tifozët në tribuna protagonistë në ndeshjen ndërmjet Feyenoordit me Marseillen, e vlefshme për Europa Conference League

Në fakt, tifozët e klubit holandez dhe ata të klubit francez, që po qëndronin në tribunat prapa portave, dhuruan spektakël me mjete piroteknike (bakla), duke e ndriçuar krejt stadiumin

Pra, atmosfera u ndez ende pa filluar loja, e cila ishte po ashtu interesante me pesë gola të shënuar, teksa fitorja në fund i takoi Feyenoordit, 3:2.

Një ndeshje e paharrueshme, për futbollistët dhe për tifozët, të cilët ishin në sintoni të plotë sa i përket kalljes së atmosferës. 


(Kosova Sot Online)