Mbappe akuzohet se u tregua egoist mbrëmë – video dëshmon se nuk e pasoi topin te Messi e Neymari, të cilët ishin në pozita të mira për të shënuar

  • S.A /
  • 30 April 2022 - 11:37
Mbappe akuzohet se u tregua egoist mbrëmë – video dëshmon se nuk e pasoi topin te Messi e Neymari, të cilët ishin në pozita të mira për të shënuar

Paris Saint-Germaini, që siguroi titullin e kampionit javën e kaluar, barazoi sërish mbrëmë në Ligue 1.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të, skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino barazoi 3:3 në udhëtim te Strasbourgi. Kylian Mbappe shënoi dy gola te parisienët, por ai mori edhe kritika për paraqitjen e tij.

Në rrjetet sociale sulmuesi francez akuzohet se u tregua egoist në dy raste.

Rasti i parë erdhi pak para fundit të pjesës së parë, e cila ishte mbyllur baras 1:1.  Mbappe zgjodhi të provoi që të shënoi me një solo-aksion, pavarësisht se mund të pasonte te Neymari ose Lionel Messi, që shihej se ishin në pozita të mira për të shënuar.

Mbappe akuzohet se u tregua egoist mbrëmë – video dëshmon se nuk e pasoi topin te Messi e Neymari, të cilët ishin në pozita të mira për të shënuar

Paris Saint-Germaini, që siguroi titullin e kampionit javën e kaluar, barazoi sërish mbrëmë në Ligue 1.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të, skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino barazoi 3:3 në udhëtim te Strasbourgi, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mjekët u befasuan, ky ilaç heq shpejt dhimbjen e kyçeve!

Granit Xhaka bëhet njëri prej futbollistëve me më së shumti gola të shënua…

Kylian Mbappe shënoi dy gola te parisienët, por ai mori edhe kritika për paraqitjen e tij.

Në rrjetet sociale sulmuesi francez akuzohet se u tregua egoist në dy raste.

Rasti i parë erdhi pak para fundit të pjesës së parë, e cila ishte mbyllur baras 1:1.  Mbappe zgjodhi të provoi që të shënoi me një solo-aksion, pavarësisht se mund të pasonte te Neymari ose Lionel Messi, që shihej se ishin në pozita të mira për të shënuar.

Rasti i dytë është vlerësuar si më shqetësues, pasi PSG-ja ndoshta edhe do të kishte fituar, nëse 23-vjeçari nuk do të tregohej vetjak.

Në minutën e 91-të, kur skuadra nga kryeqyteti francez ishte duke fituar 2:3, Mbappe vendosi të gjuante nga distanca, edhe pse po vraponte drejt zonës nga krahu i djathtë dhe nuk ishte i markuar nga askush.

Një minutë pas këtij rasti, Strasbourgi e shënoi golin e tretë dhe të barazimit në 3:3, rezultat me të cilin u mbyll edhe ndeshja. 

(Kosova Sot Online )