Dy klubet e mëdha evropiane pas De Jongut

  • S.A /
  • 30 April 2022 - 12:07
Dy klubet e mëdha evropiane pas De Jongut

Dy klubet e mëdha evropiane pas De Jongut. Frenkie De Jong mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas “Calciomercato”, Paris Saint-Germaini dhe Manchester United kanë shprehur interesim për mesfushorin holandez.

Më herët është raportuar se Barcelona do ta lejojë largimin e De Jongut, nëse një klub paguan së paku 70 milionë euro për shërbimet e tij. “Djajtë e Kuq” besohet se janë më shumë të interesuar për 24-vjeçarin, pasi trajneri i ri i skuadrës angleze, Erik ten Hag, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni i ardhshëm, thuhet se e dëshiron transferimin e tij pasi e pëlqen lojën e tij dhe beson se do të ishte përforcimi i duhur. Ten Hag dhe De Jong kanë punuar së bashku vite më parë te Ajaxi. De Jong me Barçën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026

(Kosova Sot Online )