Real Madridi sot synon që të shpallet kampion në Spanjë

  • G.G /
  • 30 April 2022 - 14:43
Real Madridi sot synon që të shpallet kampion në Spanjë

Real Madridi qysh sot mund të shpallet kampion në La Liga dhe ta fillojë festën në shtëpinë e tyre.

Në “Santiago Bernabeu”, skuadra nga kryeqyteti spanjoll sot e pret Espanyolin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 16:15.

Real Madridi është lider në tabelë me 78 pikë, 14 më shumë se skuadra e dytë, Barcelona.

Kjo renditje nënkupton se skuadra madrilene mund të shpallet sot kampion, nëse fitojnë ose barazojnë me Espanyolin.

Deri në fund të sezonin 2021/22 në La Liga kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe katër xhiro, përfshirë edhe xhiron e kësaj jave (34).

Humbja eventuale nuk është se e rrezikon Real Madridin nga fitimi i titullit të kampionit, por festa e tyre do të shtyhej.

Megjithatë, sërish ka mundësi që mbretërit të kurorëzohen me titullin e 35-të të kampionit këtë javë.

Kjo varet nga Barcelona, e cila nesër do të përballet me Mallorcan. Nëse katalunasit pësojnë humbje ose barazojnë, Real Madridi do të shpallet edhe matematikisht kampion.

(Kosova Sot Online)