Milani nuk gabon fiton ndaj Fiorentinas

  • A.P /
  • 01 May 2022 - 17:45
Milani nuk gabon fiton ndaj Fiorentinas

Milani po vazhdon me formën e mirë dhe rrugën drejt titullit të kampionit në Serie A.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli fitoi ndaj Fiorentinas.

Ndeshja e zhvilluar sot në “San Siro” ka përfunduar me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Rossonerët” e shënoi Rafael Leao në minutën e 82-të.

Milani pas kësaj fitore ka 75 pikë në krye të tabelës dhe momentalisht pesë pikë më shumë se Interi.

Kurse, Fiorentina është e shtata me 56 pikë. 


(Kosova Sot Online)