Klubi i njohur italian interesohet për Brojën

  • E.K /
  • 02 May 2022 - 11:44
Klubi i njohur italian interesohet për Brojën

Armando Broja po luan me sukses këtë sezon në Premierligë në fanellën e Southamptonit.

"Zotëri Zhegrova, do të vijmë në stadium vetëm për ty", ylli kosovar fiton…

Sulmuesi shqiptar i ka realizuar 6 gola në 30 ndeshje në kampionatin elitar anglez.

Dhe, kjo ka bërë që përfaqësuesi shqiptar të bie në sy të klubeve më të njohura evropiane.

Mediumi “Todofichajes” raporton se interesim për futbollistin në pronësi të Chelseat ka shfaqur Napoli.

Klubi italian do të mundohet gjatë verës që ta transferojë 20 vjeçarin, qoftë në formë huazimi apo për ta shikuar mundësinë që ta blejë kartonin e tij.

Nga ana tjetër, mediat italiane shkruajnë se “Blues” po planifikojnë ta rikthejnë sulmuesin e rrezikshëm në “Stamford Bridge” pasi ai e ka impresionuar trajnerin Thomas Tuchel, i cili e do lojtarin në dispozicion për edicionin e ardhshëm.

Armando Broja ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2026.

(Kosova Sot Online)