De Jong e zbulon bisedën me Xavin, flet për të ardhmen e tij

  • E.K /
  • 02 May 2022 - 12:25
De Jong e zbulon bisedën me Xavin, flet për të ardhmen e tij

Frenkie de Jong me gjasë nuk do të largohet nga Barcelona.

"Zotëri Zhegrova, do të vijmë në stadium vetëm për ty", ylli kosovar fiton…

Mesfushori holandez nuk po luan rregullisht nën drejtimin e trajnerit të ri, Xavi Hernandez dhe ka rënie të formës.

Ndërkohë, ish-futbollistin e Ajaxit po e kërkon Manchester United për sezonin tjetër.

Sidoqoftë, De Jong zbulon se ka biseduar me trajnerin Xavi, me të cilin është sqaruar tërësisht, shkruan “Gazeta Express”.

“Biseda me Xavin ishte mjaft e mirë. Kam besim në veten dhe trajneri thotë se po ashtu ka besim në mua. Prandaj, të gjitha palët janë të kënaqura dhe të lumtura”, deklaroi fillimisht 24 vjeçari.

“Presioni është gjithmonë i mirë për një lojtar që ta nxjerr më të mirën nga vetja, presioni nuk është kurrë i tepërt”, vazhdoi mesfushori kualitativ.

Pra, De Jong është i vendosur të qëndrojë në “Camp Nou” dhe t’i tregojë vlerat e tij nën drejtimin e trajnerit Xavi.

(Kosova Sot Online)