Reagon klubi i Valencias: Nuk kemi arritur marrëveshje me Barcelonën për Solerin

  • A.P /
  • 02 May 2022 - 18:23
Reagon klubi i Valencias: Nuk kemi arritur marrëveshje me Barcelonën për Solerin

Valencia ka mohuar se është arritur marrëveshja me Barcelonën për transferimin e Carlos Solerit.

“AS” sot raportoi se klubet kanë rënë dakord për mesfushorin spanjoll, i cili u tha se nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e katalunasve

Mirëpo, klubi i Valencias përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit, ka mohuar kategorikisht këto raportime.

“Nisur nga informacionet e publikuara këtë të hënë në Diario AS, Valencia CF mohon kategorikisht se ka një marrëveshje apo se ka ndonjë negociatë me FC Barcelona për transferimin e Carlos Soler. Klubi aktualisht është në negociata të hapura me futbollistin dhe agjentët e tij për të zgjatur marrëdhënien e tij kontraktuale me Valencia CF”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi i Valencias.


(Kosova Sot Online)