Gerhard Progni, lojtari i javës në Superligë

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 14:12
Gerhard Progni, lojtari i javës në Superligë

Gerhard Progni është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës në Superligë.

Futbollisti shqiptar shkëlqeu tek Gjilani në xhiron e 32-të duke i realizuar tre gola në fitoren 4:0 ndaj Ulpianës.

35 vjeçari realizoi në minutat 35, 44 e 72, ndërsa kjo është hera e tretë që futbollisti ofanziv zgjidhet lojtari i javës, në çmimin që e ndan Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me sponsorin e saj, bankën BKT.

Futbollisti nga Shqipëria e kishte fituar këtë çmim edhe në xhiron e gjashtë dhe në atë të 18-të.

Progni është ndër lojtarët më të mirë të Superligës së Kosovës këtë sezon.

Ai synon të paraqitet në garat evropiane me “Skifterat” në sezonin vijues, ndërsa gjilanasit ishin në garë për titull të kampionit deri para disa xhirosh.

(Kosova Sot Online)