Krejt çka kërkon e dashura “viktimë” e Mërgim Berishës nga ai

  • G.G /
  • 03 May 2022 - 14:13
Krejt çka kërkon e dashura “viktimë” e Mërgim Berishës nga ai

Modelja kosovare Vesa Vllasaliu pretendon se ishte viktimë e një dhune fizike të shkaktuar nga i dashuri i saj, futbollisti kosovar, Mërgim Berisha.

Çifti e pati një konflikt së fundmi, e si rezultat, sulmuesi i Fenerbahçes thuhet se e ka sulmuar fizikisht modelen kosovare, të cilën më pas edhe e kërcënoi dhe e përzuri nga banesa.

Ajo është ankuar në gjykatë, përmes së cilës kërkon që t’i lejohet t’i bëjë disa gjëra elementare, të cilat nuk ia la i dashuri i mllefosur.

Në kërkesën e saj përmes avokatit, Vllasaliu kërkon që t’i marrë gjësendet e saj private që gjenden në banesë, madje edhe faturën dhe t’i ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me futbollistin, shkruan mediumi turk “Hurriyet”, përcjell “Gazeta Express”.

Por, klientja, në këtë rast e dashura e futbollistit, kërkon mbrojtje pasi ka të ngjarë që ajo të jetë prapë viktimë e një sulmi fizik dhe dhune nga futbollisti i Fenerbahçes.

Berisha i kishte udhëzuar rojet e ndërtesës që të mos e linin Vllasaliun të hynte në objekt dhe ajo kishte mbetur rrugëve, e lënduar fizikisht dhe emocionalisht.

Gjykata ka vendosur që Berisha të mos guxojë t’i afrohet të dashurës së tij në dy muajt e ardhshëm dhe të mos e kontaktojë atë në kurrfarë forme.

Në të kundërtën, ai mund të dënohet me 1 muaj burgim.

Çifti ishte duke bashkëjetuar që nga shtatori i vitit të kaluar dhe po planifikonte të martohej këtë verë.

(Kosova Sot Online)