Liverpooli fiton ndeshjen spektakolare ndaj Villarrealit

  • A.P /
  • 03 May 2022 - 22:58
Liverpooli fiton ndeshjen spektakolare ndaj Villarrealit

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Villarrealit me rezultat 2:3.

“Reds” patën një pjesë të parë për t’u harruar, teksa e panë vetën në disavantazh prej 2:0, duke u barazuar me rezultat të përgjithshëm 2:2.

Por, pauza u bëri mirë mysafirëve. Instruksionet e Jurgen Klopp dhe inkuadrimi i Luis Diaz funksionuan, teksa Liverpooli përmbysi gjithçka duke e fituar ndeshjen 2:3.

Fillimisht, Dia shënoi për 1:0 në minutën e 3-të të ndeshjes duke e ndezur qysh në start sfidën.

Katër minuta para fundit të pjesës së parë, ndeshja u ndez edhe më shumë, teksa Coquelin shënoi për 2:0 dhe barazoi gjithçka nga të dy ndeshjet.

Por, gjithçka e mori tatëpjetën për “Nëndetësen e Verdhë” në fraksionin e dytë.

Liverpooli u rikthye duke shënuar plot tri herë dhe duke e fituar tërësisht ndeshjen.

Së pari ishte Fabinho që shënoi në minutën e 62-të të ndeshjes, para se Luis Diaz të barazonte shifrat.

Në minutën e 74-të Sadio Mane shënoi golin e nokautit, duke e fundosur përfundimisht “Nëndetësen e Verdhë”.

Kaq ishte fuqia e skuadrës së Villarrealit, e cila bëri befasi duke e prekur gjysmëfinalen, pasi eliminoi mrekullisht Bayern MUnichun.

Në anën tjetër, Liverpooli do ta presë në finale fituesin e duelit mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Ndeshja e parë në Angli përfundoi me rezultat 4:3 për Man Cityn, kurse nesër është ndeshja kthyese në “Santiago Bernabeu”. 


(Kosova Sot Online)