Morën mësim nga agresioni rus në Ukrainë, Evropa e vonuar kujtohet tash për ombrellën mbrojtëse të shteteve të Ballkanit

Morën mësim nga agresioni rus në Ukrainë, Evropa e vonuar kujtohet tash për ombrellën mbrojtëse të shteteve të Ballkanit
Morën mësim nga agresioni rus në Ukrainë, Evropa e vonuar kujtohet tash për ombrellën mbrojtëse të shteteve të Ballkanit

Nexhat Haziri

  • 04 May 2022 - 07:24

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

Situata e krijuar nga agresioni Rusisë në Ukrainë, ka bërë që vëmendja dhe zërat për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE të shtohen duke e parë si mënyra më e duhur për t’iu kundërvënë Rusisë dhe si pararojë e një destabilizimi të mundshëm. Në këtë drejtim është shprehur edhe Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, e cila ka bërë thirrje që krahas Ukrainës, ti kushtohet vëmendje edhe rreth kapaciteteve ushtarake edhe Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm, e që është një alarm që duhet dëgjuar dhe kushtuar vëmendje edhe nga zotërinjtë e Brukselit.

- Çdo rajon , si ky i Ballkanit nëse perëndimi vazhdon përgjumjen e tij edhe përkundër agresionit rus në Ukrainë dhe kërcënimeve të Kremlinit për zgjerim të sulmeve të tyre edhe përtej Ukrainës, do të krijonte një teren të përshtatshëm të influencës se sforcuar të Rusisë përmes aleatit tradicional të saj siç është Serbia në drejtim të destabilitetit të rajonit, e që do ta faktorizonte Rusinë e cila edhe pa taksat dhe raketat, do ta kërcënonte vet funksionimin e BE-së dhe rajonin do ta mbante jashtë orbitës perëndimore edhe për një periudhë të gjatë kohore. Andaj unë besoj se perëndimi do ta marrë shumë seriozisht alarmin që është ngritur nga Londra zyrtare dhe do të reflektoj mbi bazën e zhvillimeve të situatës në Ukrainë nga agresioni rus, dhe të veproj shpejtë dhe në mënyrë konkrete në drejtim të lehtësimit të integrimit në BE dhe në NATO të vendeve ballkanike. Kjo po ashtu kërkon që Brukseli të jetë shumë I prerë në raport edhe me Serbinë, dhe të ndaloj së përdoruri standard të dyfishta, kur dihet se Serbia në njërën anë është kandidate për anëtarësim në BE-, dhe në anën tjetër refuzon t’I harmonizoj politikat dhe qëndrimet e veta me ato të Brukselit sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Po ashtu në këtë drejtim, pra të një veprimi të shpejte të Brukselit do të ketë edhe impakt në procesin e dialogut të Kosovës dhe Serbisë, proces që do ta ketë një dinamikë më të përshpejtuar sa i përket arritjes së marrëveshjes finale në mes këtyre dy shteteve. Në këtë drejtim e shohë edhe aktivizimin e Gjermanisë në këtë proces që lidhet me ftesën nga ky shtet në drejtim të kryeministrit kosovar Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ku pritet edhe një takim mes tyre të mërkurën nën ndërmjetësimin apo lehtësimin e këtij takimi nga Berlini zyrtar. Pastaj është me rëndësi për veprimin e shpejt të perëndimit edhe shtensionimi I raporteve ne mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjet e hapura në mes këtyre dy vendeve fqinje.

Ndërsa një nga mejdanet ku perëndimit I kërkohet që të ndaj një “mejdan” të shpejtë me ndikimin rus , dhe do të rris interesimin për vendin më problematik të rajonit sa i përket funksionimit të brendshëm dhe mosmarrëveshjeve në mes etniteteve është BH, ku gjithashtu pritet një situatë shumë e tensionuar për faktin se edhe në këtë shtete Rusia ka gjetur aleatin e saj, siç është Republika Serbe, dhe përmes kësaj do të mundohet që ta mbaj të tensionuar situatën atje dh eta pengoj integrimin e BH-së në BE dhe në NATO. Po aq vëmendje do t’i kushtohet edhe Shqipërisë dhe Malit të Zi nga Brukseli dhe kjo duhet të përcillet edhe me veprim që do të thotë hapja e negociatave për pranimin e këtyre shteteve si anëtare të BE-së, në mënyrë që rajoni të mos mbetët një fushe veprimi i pa penguar për Rusinë, Çdo vonesë e perëndimit në këtë drejtim, rrezikon stabilitetin politik dhe të sigurisë në rajon dhe seriozisht rritë gjasat e kthimit të rajonit në luftëra siç ishin ato në fillim vitet e ’90 në periudhën e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Pra këto janë disa veprime të shpejta që duhet ti marrë perëndimi në rajonin e Ballkanit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".