Derbi i Anamoravës, përballje direkte për vend të dytë

  • S.A /
  • 04 May 2022 - 10:22
Derbi i Anamoravës, përballje direkte për vend të dytë

Derbi i Anamoravës, përballje direkte për vend të dytë.Superliga e futbollit vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 33-të. Sot do të luhen tri takime, e nesër dy të tjera. Derbi i Anamoravës konsiderohet si dueli kryesor i kësaj xhiroje. Gjilani dhe Drita do të përballen në mes vete në ndeshjen e vlefshme për prestigj dhe këtë radhë për vend të dytë, në krahasim me ndeshjet e kaluara, kur luhej për lidership në tabelë. Fatkeqësisht, kjo ndeshje e madhe do të luhet pa praninë e shikuesve pasi Gjilani u dënua me tri ndeshje pa praninë e tifozëve pas incidentit që kishte ndodhur në ndeshje me Ballkanin.

Sidoqoftë, skuadrat do ta bëjnë më të mirën për ta fituar derbin lokal dhe ndeshjen më të madhe në Kosovë.

Në duelet tjera të sotme, Prishtina llogarit në fitore ndaj Feronikelit të pafuqishëm, njëjtë si Dukagjini kundër Ulpianës së dorëzuar tashmë. E nesër, Ballkanit do t’i nevojitet vetëm një pikë për t’u shpallur kampion i Kosovës. Therandasit synojnë të festojnë në shtëpi pas ndeshjes ndaj Malishevës. Ndërkaq, Llapi do të mundohet ta mposht nesër Drenicën dhe të shpresojë në një barazim në derbin e Anamoravës, për t’iu afruar tri pozitave të para, që çojnë në Evropë. 

(Kosova Sot Online )