Magjike: E godet topin pa e shikuar fare tabelën e pingpongut

  • S.A /
  • 04 May 2022 - 10:44
Magjike: E godet topin pa e shikuar fare tabelën e pingpongut

Pingpongu është vërtet një sport atraktiv, ku nuk mungojnë veprimet e pabesueshme dhe të pakapshme.

Një veprim i tillë magjik ka ndodhur edhe në qytetin Lima të Perusë. Në fakt, në kualifikimet olimpike jug-amerikane për ekipe, garuesja e fitoi një pikë në mënyrë të jashtëzakonshme.

Ajo e ktheu topin në tabelë pa shikuar fare, duke e fituar kështu pikën. Ky veprim i mahnitshëm e ka bërë xhiron në internet dhe do të mbahet në mend si një prej pikëve më të veçanta të fituara ndonjëherë në këtë sport.

(Kosova Sot Online )