Intervistë e rrallë e Ronaldos kur s’e fliste e as s’e kuptonte mirë anglishten

  • S.A /
  • 04 May 2022 - 11:52
Intervistë e rrallë e Ronaldos kur s’e fliste e as s’e kuptonte mirë anglishten

Cristiano Ronaldo sot flet mjaft mirë anglisht pasi i kaloi disa vite duke luajtur në Manchester United në dy eksperiencat e tij. Por, nëse kthehemi prapa në kohë, ylli portugez haste në vështirësi për t’u shprehur dhe nuk e kuptonte sa duhet gjuhën angleze. Kishte ndodhur kjo në fillim të eksperiencës së tij në Angli, ku ishte transferuar nga Sporting Lisbona. Ai mundohet t’i përgjigjet gazetarit, por nuk e kupton njërën prej pyetjeve, kur pyetet nëse ka nisur të fitojë më shumë besim, ndërsa atë mundohet ta ndihmojë edhe bashkëlojtari Neville. Në këtë rast, 37 vjeçari dorëzohet dhe thotë se nuk po e kupton pyetjen.

Pas Anglisë, Ronaldo i provoi dy eksperienca, në Spanjë me Real Madridin dhe në Itali me Juventusin.

Pra, krahas gjuhës amtare të Portugalisë, që është ajo braziliane, pesë herë fituesi i Topit të Artë i flet edhe anglishten, spanjishten dhe italishten. Por, anglishtja e tij e para më shumë se një dekade lë shumë për të dëshiruar dhe nuk mund të kalosh nëpër këtë video pa qeshur.

(Kosova Sot Online )