Man Utd – Ronaldo, vendoset përfundimisht e ardhmja e portugezit

  • S.A /
  • 04 May 2022 - 16:15
Man Utd – Ronaldo, vendoset përfundimisht e ardhmja e portugezit

Kohëve të fundit spekulohej se ditët e Cristiano Ronaldos në Manchester United ishin të numëruara.

Por, sot arrin lajmi më i ri nga Britania e Madhe.Mediumi anglez ‘The Sun” raporton se ylli portugez mund të qëndrojë edhe një vit në “Old Trafford”,. Duket se trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag është i gatshëm t’ia bëjë një vend në ekipin e tij 37 vjeçarit.

Edhe pse trajneri holandez ka vendosur t’ua japë rastin lojtarëve të rinj në moshë, është e nevojshme edhe prezenca e veteranit portugez, i cili mund të jetë një krah i djathtë i lojtarëve, brenda dhe jashtë fushës.

Ditë më parë, trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick shpjegoi se do t’i mbetet trajnerit të ardhshëm të vendos për ish-futbollistin e Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit. Ronaldo ka kontratë me klubin nga “Teatri i Ëndrrave” deri në vitin 2023 dhe mund të qëndrojë në Manchester edhe pse ky ekip nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Javë më parë spekulohej për një transferim të mundshëm të pesë herë fituesit të Topit të Artë në Paris Saint-Germain. E ditëve të fundit u fol edhe për një rikthim të mundshëm të kampionit të Evropës me Portugalinë në Real Madrid, ku e pati eksperiencën më të suksesshme në karrierë. 

(Kosova Sot Online )