Koulibaly drejt La Ligas, e do gjiganti spanjoll

  • S.A /
  • 04 May 2022 - 16:18
Koulibaly drejt La Ligas, e do gjiganti spanjoll

Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm. Gjiganti katalunas është vënë në gjah për ta gjetur një futbollist të kësaj pozite pas kërkesës së trajnerit Xavi Hernandez. Pique dhe Umtiti po shkojnë drejt mbylljes së ciklit me “Blaugrana”, prandaj edhe klubi po e kërkon pasardhësin e tyre. Sipas mediumit spanjoll “As”, trajneri Xavi e ka konsideruar qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly si lojtarin ideal për ta udhëhequr zemrën e mbrojtjes së ekipit nga “Camp Nou”.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, drejtuesit e klubit spanjoll e kanë kontaktuar tashmë menaxherin e futbollistit afrikan, shqiptarin Fali Ramadani. Napoli nuk i ka nisur ende bisedimet me mbrojtësin stabil për kontratën e re.

Ajo aktuale e tij do të skadojë në vitin 2023. E për të mos e humbur pa para vitin tjetër, klubi italian mund ta shesë lojtarin për 40 milionë euro gjatë verës që vjen. Koulibaly qe një kohë pëlqehet edhe nga klubet angleze. 

(Kosova Sot Online )