Sondazhi i UEFA-s për ndeshjen Real-City, kështu votuan tifozët

  • S.A /
  • 04 May 2022 - 16:24
Sondazhi i UEFA-s për ndeshjen Real-City, kështu votuan tifozët

Real Madridi dhe Manchester City do të përballen sonte në mes vete në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Citizens” e kishin fituar lojën e parë me rezultat 4:3 dhe shkojnë në Madrid për ta ruajtur këtë epërsi. Nga ana tjetër, “Los Blancos” do ta tentojnë përmbysjen e madhe sonte në “Santiago Bernabeu”.

UEFA ka bërë një sondazh se cili prej dy ekipeve mendoni se do të kualifikohet në finalen e madhe.Dhe, rezultati është krejtësisht i barabartë. 50% e respondentëve mendojnë se Real Madridi, kurse 50%-shi tjetër mendojnë se Manchester City.

(Kosova Sot Online )