Ky është reagimi i Ballkanit, pasi u shpall kampion i Kosovës

  • E.K /
  • 04 May 2022 - 17:53
Ky është reagimi i Ballkanit, pasi u shpall kampion i Kosovës

Barazimi pa gola i Dritës dhe i Gjilanit bëri që Ballkani edhe matematikisht të shpallet kampion i Kosovës në futboll.

Edhe pse i kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund, Ballkani nga sot e nis festën e titullit të parë në histori.

Suharekasit e dominuan kampionatin në shumicën e kohës, duke e fituar me meritë.

Pas përfundimit të derbit Drita-Gjilani, i menjëhershëm ishte reagimi i Ballkanit në rrjetet sociale.

“Historia u shkrua. Ne ia dolëm. Jemi kampionë”, shkroi Ballkani në faqen e tyre në Facebook.

(Kosova Sot Online)