Trajneri i Malishevës tregon nëse do t’ia bëjnë “Gardën e Nderit” Ballkanit në ndeshjen e nesërme

  • E.K /
  • 04 May 2022 - 18:53
Trajneri i Malishevës tregon nëse do t’ia bëjnë “Gardën e Nderit” Ballkanit në ndeshjen e nesërme

FC Ballkani është kampion i Kosovës në Superligën e Kosovës për edicionin 2021/22. Suharekasit e fituan titullin e kampionit për herë të parë në histori.

Barazimi pa gola i derbit të Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit, që mbanin pozitat dy dhe tre në tabelë, i konvenoi më së shumti Ballkanit, që e siguroi matematikisht titullin.

Ata kanë 70 pikë, katër xhiro pa i luajtur, kundrejt 59 të Gjilanit dhe 57 të Dritës.

Ballkani nesër do ta zhvillojë ndeshjen e xhiros së 33-të, të parën si kampion i Kosovës, ku do të takohet me Malishevën që po lufton për t’i ikur barazhit.

Aty, Ballkani do të pritet ngrohtësisht nga ekipi i Malishevës, të cilët do t’ia bëjnë “Gardën e Nderit”.

Kështu deklaroi trajneri i tyre, Arsim Thaqi, i cili theksoi se është nder për ta që ka rastisur ta kenë ndeshjen me kampionin e sapo shpallur.

“Mendoj që është nder për neve që kemi rastisë që ta kemi ne lojën me kampionin që tani më veç është zyrtarizuaë edhe kuptohet kemi një protokoll për t’ia uruar, besoj në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Thaqi.

(Kosova Sot Online)