Lojtarët e Realit dhuruan spektakël me vallëzim në dhomën e zhveshjes

  • S.A /
  • 05 May 2022 - 09:30
Lojtarët e Realit dhuruan spektakël me vallëzim në dhomën e zhveshjes

Real Madridi e bëri mbrëmë një rikthim sensacional duke e përmbysur Manchester Cityn për të shkuar në finale të Ligës së Kampionëve.  Dhe, pas fushës së blertë, festa e “Los Blancos” është zhvendosur në dhomën e zhveshjes. Kampioni i freskët spanjoll e ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihen futbollistët e këtij ekipi duke vallëzuar, me ç’rast nuk mungojnë as ovacionet dhe motivi nga lojtarët tjerë të ekipit.

Protagonistë në këtë vallëzim ishin Militao dhe Vinicius Junior, por atyre iu bashkuan edhe Mendy dhe Camavinga.Reali do të luajë në finalen e madhe të Championsit ndaj Liverpoolit më 28 maj në Paris të Francës.

(Kosova Sot Online )