Bayerni shpreh interesim për Dumfries, Interi ia cakton çmimin

  • S.A /
  • 06 May 2022 - 08:21
Bayerni shpreh interesim për Dumfries, Interi ia cakton çmimin

Bayern Munich ka shprehur një interesim të fortë për ta transferuar holandezin, Denzel Dumfries këtë verë.

Mbrojtësi i djathtë ka qenë solid tek Interi këtë sezon, duke pasur performanca të mira. Kundrejt interesit të kampionit gjerman, ka reaguar edhe Interi.Zikaltrit ia kanë caktuar çmimin prej 35 milionë eurove për holandezin.

Dumfries shkëlqeu për Holandën në Kampionatin Evropian, çka i ra në sy Interit, të cilët vendosën ta blenin.

(Kosova Sot Online )