Italianët të pakënaqur me kapacitetin e “Air Albania”

  • A.P /
  • 06 May 2022 - 20:21
Italianët të pakënaqur me kapacitetin e “Air Albania”

Conference League u mendua si një kompeticion i tretë dhe tërësisht i parëndësishëm në nisje të tij. Megjithatë lotët e Murinjos pasi Roma arriti në finale gjatë mbrëmjes së djeshme dhe stadiumet e tejmbushura për gjysmëfinalet e këtij trofeu që aktin final e luan në Tiranë, tregon shumë sa i përket rëndësisë së shtuar.

Ndërkohë në Itali po shkruhet se zgjedhja e finales në Air Albania, tani mund të shihet me nota kritike për kapacitetin e stadiumit, pasi të gjithë duan një biletë për të qenë në kryeqytetin shqiptar. “Askush muaj më parë nuk pati guximin të kritikonte këtë zgjedhje, me një Kupë që më parë dukej se nuk e donte ta fitonte askush. Dhe tani të gjithë në Tiranë. Ose më mirë, jo të gjithe.

(Kosova Sot Online)