Kumbulla për finalen në “Air Albania”: Emocion unik, në Tiranë do të ndihemi sikur në “Olimpico”

  • A.P /
  • 06 May 2022 - 22:39
Kumbulla për finalen në “Air Albania”: Emocion unik, në Tiranë do të ndihemi sikur në “Olimpico”

Në “Air Albania Stadium” në Tiranë do të zhvillohet finalja e parë dhe historike e Ligës së Konferencës.

Për trofeun e parë historik të kësaj gare në finale do të përballen Roma dhe Feyenoordi.

Te skuadra italiane aktivizohet mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili tha se për të do të jetë një emocion i veçantë.

“Në këtë stadium do të luajmë një pjesë të historisë AS Roma. Është një emocion unik të përfaqësoj ngjyrat verdhekuqe në një finale evropiane në Shqipërinë time, dhe njëkohësisht të pres në Tiranë një pjesë të Italisë, vendin ku kam lindur dhe jam rritur. Jam i sigurt se Tirana do të na bëjë të ndihemi njësoj sikur po luajmë në ‘Olimpico’. Hajde Roma”, është shprehur reprezentuesi i Shqipërisë.

Finalja e Ligës së Konferencës do të zhvillohet më 25 maj. 


(Kosova Sot Online)