Tifozët besojnë në titull, shiten të gjitha biletat për ndeshjen e fundit të Milanit në “San Siro”

  • E.K /
  • 07 May 2022 - 13:53
Tifozët besojnë në titull, shiten të gjitha biletat për ndeshjen e fundit të Milanit në “San Siro”

Milani është në garën e ngushtë me Interin për titullin e kampionit në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli renditet e dyta në tabelë me 77 pikë, një më pak se kampioni në fuqi italian, që renditet i pari.

Por, “Rossonerët” kanë një ndeshje më pak dhe mund të rikthehen sërish në krye të tabelës.

Përkrahja e tifozëve nuk po i mungon Milanit dhe kjo dëshmohet më së miri me faktin se “San Siro” do të jetë i mbushur për ndeshjen e javës së parafundit (37) për këtë sezon, të cilën Milani e zhvillon ndaj Fiorentinas më 15 maj.

Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e Milanit në shtëpi për këtë sezon, pasi sezoni për ta mbyllet më 22 maj, me ndeshjen në udhëtim te Sassuolo.

Ndeshjen e kësaj jave Milani e luan më 8 maj, si mysafir i Hellas Veronas. 

(Kosova Sot Online)