Barcelona ofron De Jong për yllin e Manchester Cityt

  • E.K /
  • 07 May 2022 - 15:13
Barcelona ofron De Jong për yllin e Manchester Cityt

Barcelona raportohet se po planifikon që të bëjë një lëvizje për Bernardo Silvan.

Mesfushori portugez është i lidhur me një largim nga Manchester City, pavarësisht se është njëri prej futbollistëve kryesorë te skuadra angleze.

“Mundo Deportivo” ka raportuar këtë të shtunë se Barcelona po mendon rreth transferimit të Silvas, i cili me “Qytetarët” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Sipas gazetës spanjolle, Barça është e gatshme të përfshijë në marrëveshje Frenkie De Jong.

Ditëve të fundit është spekuluar shumë për të ardhmen e mesfushorit holandez, për cilin thuhet se nuk e ka të sigurt të ardhmen në “Camp Nou”.

Për De Jong interesim besohet se ka shprehur edhe Manchester United.

(Kosova Sot Online)