Napoli – Rrahmani, kjo është situata aktuale

  • S.A /
  • 09 May 2022 - 11:55
Napoli – Rrahmani, kjo është situata aktuale

Amir Rrahmani është duke e kaluar një sezon magjik në fanellën e Napolit. Futbollisti kosovar po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti. Dhe, klubi napolitan po planifikon ta shpërblejë përfaqësuesin kosovar.

Në fakt, klubi nga Serie A është duke e pritur menaxherin e lojtarit, Ardian Alijaj, për t’u takuar me të dhe për të diskutuar rreth kontratës së re. Për këtë siguron mediumi italian “Corriere dello Sport”. 28 vjeçarit do t’i propozohet një kontratë afatgjate për ta “blinduar” atë pasi tashmë kanë nisur spekulimet rreth interesimit të klubeve angleze për shërbimet e lojtarit, ndërsa përmendet edhe emri i gjigantit britanik, Manchester United.

Rrahmani ka thënë se është i lumtur në Napoli dhe se është i kënaqur me sezonin, si në aspektin personal, ashtu edhe ekipor, edhe pse Napoli ishte në garë për titull të kampionit deri vonë. Sidoqoftë, Rrahmanin do ta shohim sigurisht duke luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Napoli po mendon t’ia vazhdojë kontratën edhe qendërmbrojtësit tjetër, Juan Jesus, ndërsa Kalidou Koulibaly pritet të largohet nga klubi. Rrahmani ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024, ndërsa aty ishte transferuar nga Verona. Paraprakisht, kishte luajtur me sukses edhe në Kroaci me Dinamo Zagrebin dhe me Lokomotiv Zagrebin.

(Kosova Sot Online )