Kurti i veshur me fanellë të “Bad News Eagles” përcjell lojën e djemve të Kosovës në CS:GO

  • S.A /
  • 09 May 2022 - 13:02
Kurti i veshur me fanellë të “Bad News Eagles” përcjell lojën e djemve të Kosovës në CS:GO

Lojtarët kosovarë të “Bad News Eagles” e kanë nisur rrugëtimin e tyre në turneun më të madh të CS:GO, ‘PGL Antëerp Major 2022’. Gjatë kësaj kohe që ata janë duke e zhvilluar ndeshjen kundër ekipit turk “Eternal Fire”, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar para pak minutash një fotografi në rrjetin social “Instagram”, ku shihet duke e ndjekur lojën e “Bad News Eagles”.

“Dhe ja ku jemi sot në garën më të madhe të CS:GO, në PGL Major, duke bërë tifo për ekipin tonë të zemrës, Bad Ness Eagles. Kualifikimin e dëshiruar e arritëm, tani përpara për fitore. Go Eagles ”, ka shkruar Kurti i cili shihet i veshur me fanellën e “BNE”-së.

(Kosova Sot Online )