Romano njofton për arritjen e marrëveshjes mes Haalandit dhe Man Cityt, këto janë detajet

  • A.P /
  • 09 May 2022 - 19:09
Romano njofton për arritjen e marrëveshjes mes Haalandit dhe Man Cityt, këto janë detajet

Marrëveshja tashmë është arritur përfundimisht. Erling Haaland do t’i bashkohet Manchester Cityt nga sezoni i ardhshëm.

Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se norvegjezi ka kryer sot pjesën e parë të testeve mjekësore në Belgjikë me mjekët e klubit anglez.

Man City do të aktimmvizojë klauzolën e lirimit të Halaandit, e cila sipas Romanos, është më e ulët se shuma prej 75 milionë euro, që u raportua ditëve të fundit.

21-vjeçari me kampionin anglez do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

(Kosova Sot Online)