Haaland i kryen vizitat mjekësore në klubin e ri

  • S.A /
  • 10 May 2022 - 09:04
Haaland i kryen vizitat mjekësore në klubin e ri

Erling Braut Haaland do të jetë lojtar i ri i Manchester Cityt. Do të jetë ai numri 9 i Pep Guardiolës.

Lajmin e ka bërë të ditur portali belg “DHNet’. Madje, sulmuesi i Borussia Dortmundit i ka kryer edhe vizitat mjekësore tek “Citizens”, më saktësisht në Bruksel. Me këtë rast, gjatë kësaj jave pritet të bëhet edhe zyrtar transferimi i tij në “Etihad Stadium”. Dortmundi, nga shitja e përfaqësuesit norvegjez do t’i fitojë 75 milionë euro.

Ndërsa, sulmuesi i rrezikshëm do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027, derisa do të paguhet 30 milionë euro në vit, përfshi këtu edhe bonuset.

Ndërkohë, klubi gjerman gjatë javës do ta transferojë pasuesin e Haalandit, Karim Adeyemi nga Red Bull Salzburg.

Norvegjezi kërkohej edhe nga Real Madridi, por në fund vendosi t’i bashkohet klubit në të cilin ka luajtur edhe babai i tij. 

(Kosova Sot Online )