Joe Rogan fajëson dietën vegane të Canelo Alvarez për humbjen ndaj Bivolit

  • S.A /
  • 10 May 2022 - 14:26
Joe Rogan fajëson dietën vegane të Canelo Alvarez për humbjen ndaj Bivolit

Bota e boksit u trondit gjatë fundjavës pasi Canelo Alvarez humbi nga Dmitry Bivol në atë që është vetëm disfata e dytë e meksikanit në histori, dhe pasojat nga rezultati kanë çuar në shumë diskutime në mbarë botën.

Shumë komentues dhe ekspertë kanë diskutuar arsye të ndryshme se përse Canelo e humbi luftën, por Joe Rogan beson se fajin e ka dieta e tij vegane. Podkasteri është i njohur për mospëlqimin e veganizmit dhe është ithtar i një diete të bazuar në mish. Rogan postoi një storie në Instagram e cila kritikoi boksierin për zgjedhjen e një diete vegane në prag të betejës së madhe të cilën ai përfundoi duke e humbur.

“Kjo funksionoi mirë”, komentoi Rogan, duke ndarë një citim nga Canelo për dietën e tij. Joe Rogan kritikon Bill Gates. Sipas Essentially Sports, Rogan ka qenë kritik ndaj veganizmit në të kaluarën, veçanërisht në drejtim të Bill Gates. “Meqë ra fjala, ju dukeni si m**t. Sepse nëse jeni duke ngrënë ato burgerë me bazë bimore ose çfarëdolloj lloj dreqi që po bëni, ju jeni obez”, tha ai për dietën e themeluesit të Microsoft.

(Kosova Sot Online )