Edhe një klub i Premierligës hyn në garë për Coutinhon

  • A.P /
  • 10 May 2022 - 16:18
Edhe një klub i Premierligës hyn në garë për Coutinhon

Philippe Coutinho pritet ta vazhdojë karrierën në Premierligë, ku aktualisht është i huazuar në Aston Villa.

Ylli brazilian është në pronësi të Barcelonës, por gjiganti katalunas nuk e do më atë në ekip, prandaj po e shikon mundësinë e shitjes së kartonit të tij gjatë verës që vjen.

Mediat britanike shkruajnë se shumë afër që ta blejë ish-futbollistin e Interit, Espanyolit, Liverpoolit e Bayern Munichut është ekipi ku po luan aktualisht, Aston Villa.

Mirëpo, portali “Goal.com” raporton se tash në garë për përfaqësuesin brazilian është futur edhe Newcastle

“Blaugrana” e kishin blerë lojtarin ofanziv për 166 milionë euro në vitin 2018 nga Liverpooli.

Por, tash ata janë të gatshëm ta shesin futbollistin kreativ për 40 milionë euro.

Trajneri Steven Gerrard e do me ngulm së paku edhe një sezon ish-bashkëlojtarin e tij në Aston Villa. 

(Kosova Sot Online)