Zbulohet paga që Juventus i ka ofruar Pogbas

  • S.A /
  • 13 May 2022 - 11:28
Zbulohet paga që Juventus i ka ofruar Pogbas

E ardhmja e Paul Pogbas është ende e pazgjidhur. Mesfushori francez nuk po kalon kohë të mira në “Old Trafford” dhe largimi duket se është shumë i mundshëm.

Është ish-klubi i tij, Juventusi, i cili ka shprehur interesim për ta transferuar francezin.

“Zonja e Vjetër” raportohet se i ka ofruar mesfushorit francez një pagë prej 16 mijë funta në javë, plus bonuset.

Juventusi mendon se është favoriti për të nënshkruar me kampionin e botës.

Pogba është pjesë e Manchester Unitedit që nga viti 2016.

(Kosova Sot Online )