Shqipëria ka rrëshqitur në çështjen kombëtare

Shqipëria ka rrëshqitur në çështjen kombëtare
Shqipëria ka rrëshqitur në çështjen kombëtare

Muhamet Kelmendi

  • 13 May 2022 - 10:41

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Gjenocidi i bërë në Srebrenicë dhe në tërë Bosnjën e Hercegovinen është i dënuar nga të gjitha shtetet demokratike dhe liberale në Evropë e më gjerë. Për atë gjenocide janë dënuar shume kriminel, në mes të tyre edhe kryefashistët, si Karaxhiq e Mladiq. Shumë parlamente të shteteve demokratike e kanë dënuar këtë gjenocid. Edhe disa  shtete ballkanike i dënuan masat gjenocidiale. Po veprime politike dhe gjenocidiale u bënë edhe në Kosovë. Pse nuk u dënua nga Parlamenti i Shqipërisë?

Fakte për mos dënim nuk ka. Nuk ka të dhëna për vendimin 13 për dhe të tjerët kundër. Nga ky vendim shihet se më shumë se 90% e deputetëve votuan kundër. Besimi se Parlamenti i Shqipërisë nuk e dënon gjenocidin serb në Srebrenicë dhe në Kosovë është jo i drejtë. Shqipëria është kundër dhunës gjenocidiale ndaj popujve. Kurrë shteti shqiptar nuk ka qenë në anën e cionisteve racist. Besohet se konflikti i ashpër midis pozitës dhe opozitës është shkaku i mos dënimit! Mundet me pas edhe fakte tjera? Këtu është shkaku. Kjo vërehet edhe nga diskutimet e bëra ne Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Kuvendi u shfrytëzua për luftë frontale kundër pozitës dhe opozitës. Nuk u diskutua fare gjenocidi. Kryesisht u shfrytëzua foltorja kundër pozitës dhe nga kjo edhe kundër opozitës. Tehu i luftës ishte Sali Berisha dhe Edi Rama. Ndaj njeri tjetrit u bënë shumë akuza. Pozita e kritokoj Z. Berisha se në kohën e embargos kundër Serbisë e Jugosllavisë theu embargon dhe dha derivate dhe armë shtetit serb dhe serbëve të Bosnjës. Kjo është e vërtetë historike. Opozita e kritikoj z. R!ama se për shkak te bashkëpunimit me kriminelin Vuçiq nuk e votuan rezolutën për dënimin e gjenocidit serb.

Të dy këto anë janë reale. Sali Berisha bashkëpunojë shumë me shtetin serb nëpërmjet Malit të Zi, veglës se Milloshevicit, kriminelit Bullatovic, që ishte Kryeministër, u ndihmua Serbo Jugosllavia. Nëpërmjet Malit të Zi shkonin armët dhe derivatet për serbët dhe Serbinë nga Shqipëria. Ndërsa, tash z. Rama kërkon që të harrohet e kaluara dhe të ecet në të ardhmen, nëpërmjet "Ballkanit të Hapur". Të dy këto janë te dëmshme dhe nuk i shërbejnë paqes dhe prosperitetit në Ballkan. Z. Berisha kërkohet të përgjigjet penalisht për ndihmën dhe bashkëpunimin me shtetin neofashist serb. Veprimet e Z. Berisha si President i Shqipërisë ishin dhe janë të dënueshme.

Besohet se edhe tash Z. Rama po bënë gabim të rëndë, për të mos thënë armiqësore, kundër shqiptareve dhe Republikës së Kosovës. Të kapur pas konflikteve për pushtet, këta e kanë kapur Kuvendin. Tërë pushtetin e kanë shndërruar në mjet të luftës ndaj palëve. Shqipëria kështu ka rrëshqitur në heshtjen kombëtare. Pa stabilizim politik në Tiranë nuk ka qëndrime kombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".