Premierliga zbulon emrat e nominuar për futbollistin dhe trajnerin më të mirë të sezonit

  • S.A /
  • 13 May 2022 - 14:05
Premierliga zbulon emrat e nominuar për futbollistin dhe trajnerin më të mirë të sezonit

Sezoni 2021/22 në Premierligë dalëngadalë po shkon drejt fundit, ndonëse ende nuk janë zgjidhur të gjitha çështjet, sidomos sa i përket titullit dhe ekipeve që do të garojnë në kompeticionet evropiane vitin e ardhshëm.

Gjatë ditës së sotme, Premierliga ka publikuar listën prej tetë futbollistëve për më të mirin e sezonit 2021/22.

Trent Alexander Arnold, Jarrod Bowen, Joao Cancelo, Kevin De Bruyne, Bukayo Saka, Mohamed Salah, Son Heung-min dhe James-Ward Prowse janë futbollistët e nominuar.

(Kosova Sot Online )