Këto janë të rejat rreth të ardhmes së Mbappes

  • 13 May 2022 - 14:43
Këto janë të rejat rreth të ardhmes së Mbappes

Këto janë të rejat rreth të ardhmes së Mbappes. Se ku do të luajë Kylian Mbappe edicionin e ardhshëm mbetet ende një mister. Sulmuesit francez i skadon kontrata në verën e këtij viti dhe ka dy opsione përballë vetes: të rinovojë me PSG-në ose të transferohet te Real Madridi. 

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Real Madridi tani është optimist se një marrëveshje për transferimin e tij do të arrihet. Mbappe është ende duke e shqyrtuar, por kontaktet e reja gjatë kësaj jave ishin mjaft pozitive për “Los Blancos”. Në anën tjetër, Paris Saint-Germain po ashtu i ka bërë një ofertë faraonike francezit, e cila ende është aty.

(Kosova Sot Online )