Koulibaly drejt largimit, Napoli ia cakton çmimin

  • A.P /
  • 13 maj 2022 - 17:49
Koulibaly drejt largimit, Napoli ia cakton çmimin

Napoli raportohet se është i gatshëm për të lejuar largimin e Kalidou Koulibalyt.

Kontrata e 30-vjeçarit me napolitanët skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Kjo duket se po e detyron klubin italian ta shesë Koulibalyn këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero në vitin tjetër.

Sipas “AS”, Napoli është duke kërkuar së paku 30 milionë euro për të lejuar largimin e senegalezit.

Barcelona dhe Chelsea thuhet se janë klubet me të interesuara për shërbimet e ish-mbrojtësit të Genkut. 

(Kosova Sot Online)