
Elton Krasniqi transferohet te klubi i njohur gjerman

Reprezentuesi i Kosovës, Elton Krasniqi, ka nënshkruar me klubin e njohur gjerman, Stuttgartin.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i 2 Korrikut, aty ku lojtari nisi karrierën e tij.
Krasniqi në vitin e kaluar u transferua te Hannoveri nga skuadra prishtinase, por nga sezoni i ri ai do të jetë pjesë e Stuttgartit.
17-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës U19.
Vlen të theksohet se Elton Krasniqi është pjesë e Kombëtare së Kosovës U17.
Sulmuesi i ri me “Dardanët” ka zhvilluar gjashtë paraqitje, ku ka shënuar dy gola.
Elton Krasniqi me skuadrën U17 të Hannoverit ka regjistruar 11 paraqitje, ku ka shkëlqyer me 8 gola dhe një asistim.
(Kosova Sot Online)